Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

“Të gjithë së bashku për pasurimin e bibliotekës së qytetit”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, në zbatim të projektit “Të gjithë bashkë për pasurimin e bibliotekës “Qemal Baholli” Elbasan”, me mbështetjen e Projektit RAYS – Rrezet, zbatuar nga The Palladium Group, i dhuruan bibliotekës tonë disa tituj librash bazuar në kërkesat e moshatarëve të tyre. Nxënësit, me anë të një njoftimi ftuan qytetarët e Elbasanit dhe sidomos të apasionuarit pas leximit që të dhuronin libra për bibliotekën në një kënd të veçantë në qendër të qytetit, në 18 shkurt, ora 10.00 -12.00 në sheshin ‘Gensher’. Nismës së tyre iu bashkuan shumë qytetarë, fëmijë e të rinj të cilët shfaqën gatishmërinë e tyre për të pasuruar sado në mënyrë simbolike, bibliotekën publike të qytetit të tyre. Si rezultat, u arritën të grumbullohen 112 tituj librash, të cilët ishin me përmbajtje kryesisht artistike dhe të përshtatshme për moshat e reja dhe ato shkollore. Kjo nismë është e para e këtij lloji për qytetin tonë dhe ne shpresojmë dhe urojmë që të pasohet nga nisma të tjera në vazhdimësi. U jemi mirënjohës dhe falënderues kujtdo që kuntribuon për pasurimin e fondit të bibliotekës sonë.

#shkollaqamilguranjaku #kendiidhuratave #raysproject #thepalladiumgroup #bibliotekapublikeelbasan

Leave a Reply