Kënaqësia e të lexuarit libra, për Amarildën ecën paralelisht me atë të të dhuruarit të tyre. Pak kohë më parë, Ami dhuroi libra nga biblioteka e saj personale, të cilët i kishte blerë ndër vite, i kishte lexuar dhe tani mendonte t’i ndante me miqtë e saj të përbashkët, lexuesit e përhershëm të bibliotekës. Librat ishin kryesisht me përmbajtje motivuese, psikologjike dhe të të mednuarit pozitiv; libra për të cilët ka gjithmonë kërkesa në sportelet e bibliotekës.
Këtë herë, ajo, me dëshirën dhe kontributin e saj vetjak, zgjodhi të dhurojë disa tituj të rinj për bibliotekën duke u ardhur në ndihmë kërkesave aktuale të lexuesve për libra me përmbajtje historike, argëtuese e motivuese. Veprimi i Amit dëshmon më së miri vazhdimësinë e traditës së të dhururarit libra në bibliotekën e Elbasanit. Që në fillesat e saj, qytetarët elbasanas por edhe më gjerë, dhuronin një fond të caktuar nga të ardhurat e tye, fond që shkonte për blerjen e librave dhe materialeve bibliotekare. Ose, dhuronin libra apo periodikë të kohës të cilët ata i siguronin nëpërmjet korrespondencave personale që kishin me këto organe. Akti i filantropisë së Amit, bëri që ajo jo vetëm të gëzojë respektin dhe mirënjohjen e lexuesve të bibliotekës, por dhe të shërbejë si një model inspirimi për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e bibliotekës.