Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Çehov – mjek, kopshtar, filantrop

Pakkush e njeh profilin e shkrimtarit rus për stilin e tij të pazakontë të jetesës; një burrë i gjatë, i pashëm, i cili adhuronte kopshtarinë dhe bënte bamirësi por që njëherazi ishte zemërthyes, i ftohtë, mizor dhe intolerant ndaj më të dashurve të tij.

Çehovi ishte një psikolog i shkëlqyer dhe komunikonte lehtësisht me njerëzit. Ai e dinte se duhet të dëgjosh më shumë sesa të flasësh, gjë që tërhiqte vëmendjen dhe ngjallte besimin.

Nuk shkonte mirë me aristokratët dhe zyrtarët e nuk ndihej rehat në Shën Petersburg; snobizmi i qytetit e shihte si një mjek provincial.

Ftonte shumë miq, por nuk i pëlqenin miqtë e paftuar.

Sillej shumë mirë me shërbëtorët, si në shtëpi ashtu edhe në hotele dhe ata e donin shumë.

E dinte dhe vetë që kishte sjelljë të çuditshme: ishte i palodhur dhe preferonte të hante në këmbë.

Nuk pëlqente formalitetet.

Marëdhëniet e tij me femrat ishin të ndërlikuara. Edhe pse ai ndjehej mirë në praninë e tyre, ai nuk i donte ato dhe nuk përfshihej në lidhje serioze.

E vetmja që ngjalli interes dhe admirim tek Çehovi, ishte ajo që u bë gruaja e tij, Olga Knipper, një aktore e bukur, e zgjuar dhe shkrimtare elegante. Për disa vite, marëdhënia me të, edhe pse në distancë, e lidhi Çehovin me teatrin.

Çehovi me krijimtarinë e tij ka meritën për ndryshimin rrënjësor të letërsisë moderne me krijimin e historive të shkurtra brilante dhe qasjen e re ndaj teatrit. Dhe të gjthë këtë ai e bëri pa u shkëputur nga profesioni i mjekut. Siç thoshte ai: “Mjekësia është gruaja ime ndërsa letërsia është e dashura ime.”

https://www.gw2ru.com/lifestyle/236211-the-secret-life-of-anton-chekhov

 

Leave a Reply