Skip to content Skip to footer

Princi Saint-Exupéry

Antoine de Saint-Exupéry, aviatori dhe autori i librave të dashur si “Princi i Vogël” dhe “Fluturimi i natës”, lindi #sisot më 29 qershor 1900. Duke qenë se nuk arriti të kalojë provimet e pranimit në kolegjet më të mira, ai u regjistrua në ushtrinë franceze në 1921 duke treguar një interes të veçantë për aviacionin dhe ndoqi mësimet private të fluturimit me shpresën se ky do të ishte profesioni i duhur për të.
Pasi u transferua në Forcat Ajrore Franceze, punoi si pilot i postës ajrore. Shumë shpejt u promovua në pozicione më të ndjeshme, të tilla si negociatat për lirimin e pilotëve francezë të postës ajrore të mbajtur peng në Afrikën e Veriut. Në vitin 1929 ai u dërgua në Argjentinë për të qenë drejtor i shërbimit të tyre të ri postar ajror.
Në të njëjtën kohë Saint-Exupéry filloi karrierën si shkrimtar. Romani i tij “Vol de Nuit” (Fluturimi i natës) i bazuar në përvojat e tij në Argjentinë u bë bestseller në vitin 1931 dhe fitoi Çmimin Femina.
Në vitin 1935 Saint-Exupéry u përpoq të vendoste një rekord të ri të shpejtësisë ajrore për fluturimin nga Parisi në Saigon por për fat të keq avioni rrëzohet në shkretëtirën libiane. Ai mezi mbijetoi, i plagosur dhe pa ujë, por u shpëtua nga anëtarët e fisit beduin. Kjo përvojë u bë frymëzim për librin e tij të mëvonshëm, “Princi i Vogël”, i cili u botua vetëm pas vdekjes së Saint-Exupéry në 1944.
Ky libër fillon me një aviator të bllokuar në një shkretëtirë dhe është një histori filozofike, duke përfshirë kritikat shoqërore dhe duke vërejtur çuditshmërinë e botës së të rriturve. Historia ndjek një princ të ri që viziton planetë të ndryshëm, përfshirë Tokën, dhe trajton tema të vetmisë, miqësisë, dashurisë dhe humbjes. Pavarësisht stilit të tij si libër për fëmijë, Princi i Vogël bën vëzhgime për jetën, të rriturit dhe natyrën njerëzore
Në korrik 1944 Saint-Exupéry u zhduk në një fluturim zbulimi dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Leave a Reply