Skip to content Skip to footer

Stendal

Autori francez Marie-Henri Beyle, i njohur me pseudonimin Stendal, lindur #sisot më 23 janar 1783, është një nga shkrimtarët francezë më origjinalë dhe më kompleks të gjysmës së parë të shekullit të XIX, i njohur kryesisht për veprat e tij artistike “E kuqja dhe e zeza”, “Manastiri i Parmës” dhe “Lysjen Lëveni” një libër autobiografik i papërfunduar. Që i ri, ëndërronte të bëhej një shkrimtar i njohur, një “Molier modern”, dhe për këtë u angazhua në shumë projekte letrare por nuk arriti të përfundonte asnjë. Stendal punoi fort për të kultivuar një të folur dhe mënyrë të sjelluri parisiene, gjë për të cilën e ndihmoi dhe lidhja intime me një aktore të teatrit, kujtimet e të cilës ai i ruajti dhe i botoi më pas në Ditarin e tij. Reputacioni i Stendalit bazohej kryesisht në librat e tij që kishin të bënin me artet dhe turizmin (një term që ai ndihmoi të futej në Francë), në shkrimet e tij politike dhe zgjuarsinë për të polemizuar në publik. Filozofia e tij, të cilës ai dha emrin “Beylisme” (sipas emrit të familjes) theksoi rëndësinë e “kërkimit të lumturisë” duke ndërthurur entuziazmin me skepticizmin racional, kthjelltësinë me dorëzimin e qëllimshëm ndaj emocioneve lirike. Balzaku, në një artikull të famshëm mbi “Manastiri i Parmës”, ishte i vetmi që njohu gjenialitetin e Stendalit si romancier. Fama letrare e Stendalit pas vdekjes është rritur vazhdimisht, kryesisht për shkak të përkushtimit të “bejlistëve” ose “stendalianëve” që e kanë kthyer atë një kult të vërtetë.

#stendhal #libraryalmanac #bibliotekapublikeelbasan

Përshtatur nga :
https://www.britannica.com/…/Stendhal-French-author/Works

Leave a Reply