Skip to content Skip to footer

Charlote Bronttë

Në gusht të 1847, Charlotte Brontë përfundoi së shkruari romanin e saj të parë Jane Eyre nën emrin e artit Currer Bell.

Historia e Xhejn Er (Jane Eyre) fillon me fëmijërinë e saj të vështirë, si një vajzë e rritur jetime, pastaj rrëfehet për punën e saj të parë si mësuese dhe kujdestare. Më pas, përshkruhet lidhja romantike me punëdhënësin e saj, misteriozin dhe shakaxhiun Eduart Roçester. Mënyra se si Sharlotë përshkroi këtë marrëdhënie, ishte shumë e guximshme për kohën. Xhejni është evidentuar nga kritikët për kokëfortësinë, pavarësinë dhe individualizmin e saj. Sharlotë qëllimisht e krijoi personazhin e saj, Xhejnin, si natyrë kërkuese dhe ambicioze, në ndryshim nga gruaja konvencionale e kohës. Veçoritë e epokës viktoriane, koha në të cilën Brontë shkroi romanin e saj, janë të pranishme përgjatë gjithë romanit, si psh: ideja e një ëngjëlli në shtëpi, standardi i një gruaje ideale, martesa brenda një niveli ekonomik apo statusi shoqëror. Brontë, në fakt, e sfidoi këtë imazh të Anglisë viktoriane, duke sjellë marrëdhënin e Xhejnit me Roçesterin, si një marëdhënie që nuk ishte thjesht e llogaritur apo si një detyrim për të arritur një status shoqëror, por si një zgjedhje autonome e bërë nga një grua për hir të dashurisë. Kritikët e konsiderojnë Xhejn Er-in një vepër autobiografike të Sharlotë Brontë. Xhejn Er është sot një nga veprat më të kremtuara të të gjitha kohërave dhe është ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit XIX. Libri u botua për herë të parë në tetor të 1847.

Burimi: en.m.wikipedia/org

Leave a Reply