Skip to content Skip to footer

Virginia Woolf

Virginia Woolf, emri origjinal i plotë Adeline Virginia Stephen, lindi #sisot, më 25 janar 1882, është shkrimtare angleze, romanet e së cilës, kanë një qasje jolineare ndaj rrëfimit, duke e bërë atë një penë të veçantë dhe me ndikim akoma edhe sot në botën letrare. Woolf është e njohur për krijimet e saj, veçanërisht “Zonja Dalloway”, “Një dhomë më vete”, “Orlando”, “Natë e ditë” dhe “Tek fari”. Ajo shkroi gjithashtu ese pioniere mbi teorinë artistike, historinë letrare, shkrimin e grave dhe politikën e pushtetit. Si një stiliste e shkëlqyer, ajo eksperimentoi me disa forma të shkrimit biografik, duke kompozuar trillime të shkurtra artistike dhe u dërgoi miqve dhe familjes së saj letra të shkëlqyera gjatë gjithë jetës. Virginia Woolf nuk vlerësohet vetëm sepse ishte një ndër të paktat gra që “guxoi” të shkruante, por sepse shkruante mjeshtërisht. Nga ana tjetër, besimi i saj se gruaja duhet të jetë e lirë si çdo qenie tjetër njerëzore, e kthyen në një prej figurave më të rëndësishme për feministët. Por Virginia nuk kërkoi asnjëherë që gruaja të ishte e epërme apo e barabartë me burrin. Kishte lindur e lirë, pa kërkuar të krahasohej me gjininë tjetër.
Woolf bën pjesë në grupin e shkrimtarëve të parë modernë që nisën një rrymë të re rrëfimi, të quajtur “përroi i mendimit”. Gjuha “bezdisëse” e Woolf-it, njohuritë e saj parashikuese mbi çështjet e gjera historike, politike, feministe dhe artistike dhe eksperimentet e saj revizioniste me formën romantike gjatë një karrierë jashtëzakonisht produktive ndryshuan rrjedhën e letrave moderniste dhe postmoderniste.

Leave a Reply