A e dini se….
Xhejms Xhojsi shte vetëm 9 vjeç kur u botua poema e tij e parë. Ai ishte një poliglot i famshëm. Kur ishte adoleshent, mësoi norvegjisht pasi donte të lexonte veprën e Ibsenit në gjuhën origjinale. Më pas, studioi frëngjisht në universitet dhe me fëmijët e tij fliste italisht. Zotëronte gjuhët irlandisht, gjermanisht, greqisht, hebraisht, rusisht, finlandisht, polonisht dhe ndoshta edhe gjuhë të tjera.
Përveçse kishte fobi qentë, bubullimat dhe vetëtimat (ai shkroi një ese prej 100 faqesh për këtë), Xhojsi kishte probleme të mëdha me shikimin. Ai bëri gjithsej 12 ndërhyrje dhe mbante një fashë mbi njërin sy. Shkruante në fletë të mëdha letre me një laps të kuq, vetëm që të shihte se çfarë kishte shkruar.
Botimi i parë i “Uliksit” pati një tirazh prej vetëm 1,000 kopjesh. Në vitin 2009, një nga këto kopje u shit në ankand për 275,000 £.
The Modern Library Association, ndër të tjera, e konsideron “Uliksin” romanin më të madh të shekullit të 20-të në gjuhën angleze. Një epikë e gjerë që përfshin dhjetëra personazhe dhe ngjarje në një seri stilesh të ndryshme letrare të vendosura gjatë një dite të vetme: 16 qershor 1904. Kjo datë është kthyer tashmë në një festë tradicionale irlandeze e cila, prej më shumë se një shekull, festohet në Dublin e gjetkë nën emrin Bloomsday Festival. Ky emër i është vënë sipas personazhit kryesor të librit, Leopold Bloom dhe festimet në këtë datë konsiderohen si një kujtim dhe homazh i veprës madhore të Xhojsit.
Xhejms Xhojsi vdiq në Zyrih në vitin 1941. Thuhet se fjalët e tij të fundit kanë qenë “A e kupton kush?“.
