Në sallën e bibliotekës u promovua libri më i ri historiko-biografik “Fidel Kastro dhe Çe Guevarra” i autorit Llazar Biqiku. Libri sjell të dhëna për dy figura shumë të njohura të shekullit të kaluar, miqësia e të cilëve përtej personaliteteve kontradiktore, cilësohej si “revolucionare dhe gati të ndryshonte botën”. Autori, në punën e tij voluminoze sjell të dhëna, ngjarje dhe dokumente gati të pazbuluara më parë, duke e shndërruar këtë libër në burim të mirëfilltë informacioni për periudhën në të cilën jetuan dhe vepruan Fidel kastro dhe Çe Guevarra. Në promovim, përveç miqve të autorit, ishin dhe nxënës nga Gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi” – Elbasan, Faqja zyrtare si dhe studentë të Departamenti i Historise dhe Gjeografise UNIEL. Studiuesi dhe njëherazi miku i bibliotekës, z. Bardhul Toda kishte përgatitur një analizë interesante për librin dhe autorin. Në fund, autori dhuroi disa kopje të librit të tij për bibliotekën, duke e bërë atë tashmë pjesë të fondit të saj. I urojmë autorit rrugëtim të mbarë librit dhe suksese në krijimtari!
