Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dita Ndërkombëtare e Romëve

Dita Ndërkombëtare e Romëve shënohet gjithmonë më 8 prill të çdo viti që prej vitit 1990. Ajo nderon takimin e parë të madh ndërkombëtar të përfaqësuesve romë, 7-12 prill 1971 në Chelsfield pranë Londrës. Romët fillimisht ishin muzikantë udhëtues të oborrit në pjesë të asaj që tani është India dhe Pakistani.

Në Mesjetë, ata emigruan në Turqi, Francë, Spanjë. Në Spanjë, kultura e tyre u përzie me shoqërinë iberike, hebraike, myslimane dhe maure dhe u identifikua si flamenco. Muzika rome luan një rol të rëndësishëm në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Hungaria, Sllovenia dhe Rumania. Stili dhe praktikat e performancës së muzikantëve romë kanë ndikuar te kompozitorët klasikë evropianë, si Franz Liszt dhe Johannes Brahms. Sipas të dhënave, sot numërohen afërsisht 15 milionë romë shpërndarë kryesisht në Rumani (550.000), Bullgari (350.000), Republikën Çeke (210.000), në Shtetet e Bashkuara rreth një milion romë, në Brazil 800.000 etj.

Në vitet e fundit shumë organizata dhe individë romë punojnë për të siguruar të drejtat e romëve në mbarë botën, për të ruajtur traditat dhe kulturën rome si dhe për të siguruar burime për komunitetet rome.

Ata nuk janë të bashkuar në fe, ata kanë shpirt të lirë, askush nuk mund t’i mposhtë në gëzim, vallëzim dhe këngë. Shumë artistë, shkencëtarë dhe interpretues të famshëm janë krenarë për origjinën e tyre rome. Midis tyre janë: aktori britanik Michael Caine, një nga regjisorët më të mëdhenj në kinemanë botërore Charlie Chaplin, piktori Pablo Pikaso, aktori amerikan Yul Bryner dhe aktorja e famshme Rita Hayworth.

Në lidhjen e mëposhtme mund të shfletoni një manual, ku janë renditur personalitete të njohur në fusha të ndryshme me origjinë rome, shoqëruar me fotografi dhe nga një jetëshkrim të shkurtër:

Famous gypsy, roma and traveller people: education guide

Leave a Reply