Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Historia e mullinjve me erë

Mullinjtë me erë përfaqësojnë një nga pjesët kryesore të teknologjisë që i mundësoi paraardhësve tanë të transformonin fuqinë e erës në forcë fizike e cila gjeti përdorim në shumicën e punëve tradicionale si bluarja e drithërave dhe lëvizja e ujit, deri te shumë nevoja të tjera industriale dhe bujqësore. Para futjes së motorëve me avull dhe energjisë elektrike, i vetmi burim energjie që njerëzimi kishte aftësinë ta kontrollonte ishte era. Era furnizonte me energji jo vetëm mjetet e lundrimit me vela, por edhe qindra mijëra mullinj me erë që ende përdoren në të gjithë botën.

Mullinjtë me erë kanë një histori të gjatë dhe të pasur në shumë vende të botës për shkak të parimeve të thjeshta të funksionimit të tyre. Historia e krijimit të mullinjve me erë daton 3700 vjet më parë, kur sundimtari babilonas Hamurabi planifikoi të konvertonte fuqinë e erës duke përdorur një rrjet të automatizuar mullinjsh me erë për ujitje që do t’i siguronin ujë tokës së tij.

Mullinjtë modernë me erë, siç i njohim sot, filluan të shfaqen për herë të parë rreth shekullit të 8-të dhe të 9-të në Lindjen e Mesme dhe Azinë Perëndimore. Ato siguronin punën e hershme mekanike, duke vënë në lëvizje gurët e mullirit, duke furnizuar me energji sharrat dhe duke pompuar ujë. Fillimisht të popullarizuar nga myslimanët, mullinjtë me erë mbërritën shpejt në Indi, Kinë dhe Evropë, ku kaluan nëpër disa cikle inovacioni të pabesueshëm. Dy vende që ishin shtëpia e më shumë mullinjve me erë ishin Anglia dhe Holanda, kjo e fundit kishte aq shumë prej tyre saqë i kushtoi një sipërfaqe të konsiderueshme tokësore themelimit të industrisë së bazuar në mullinj me erë, e cila mbeti në përdorim për disa shekuj. Emigrantët që u vendosën në Amerikën e Veriut sollën me vete njohuri për ndërtimin e mullinjve me erë, të cilët u përdorën kryesisht për krijimin e pompave të erës. Shumë prej tyre janë ende aktivë sot, duke u përdorur kryesisht në vende të largëta që nuk kanë infrastrukturë të shpërndarjes së ujit. Edhe pse u duk sikur popullariteti i tyre u zvogëlua në shekullin e 19-të dhe të 20-të me përdorimin e makinave me avull dhe energji elektrike, turbinat me erë fituan aftësinë për të gjeneruar energji elektrike si funksion të tyre dytësor. Në vitin 1941, turbina e parë me erë e klasit megavat u krijua në Shtetet e Bashkuara, dhe një dekadë më vonë, Mbretëria e Bashkuar filloi të furnizonte me energji një pjesë të rrjetit të saj elektrik me turbina me erë. Rilindja e vërtetë e popullaritetit, kërkimit dhe zhvillimit të turbinave me erë ndodhi pas viteve 1970, kur u bë e qartë se çmimet e naftës dhe gazit do të vazhdonin të rriteshin në dekadat e ardhshme. Shumë qeveri në mbarë botën ofruan fonde dhe stimuj për ndërtimin dhe zhvillimin e turbinave me erë më efikase, dhe në vitin 2012 kishte mbi 45 mijë turbina me erë aktive në botë, me tendencën gjithnjë e më shumë në rritje vit pas viti.

Ku mund të shihni sot mullinj me erë?

Holanda është vendi më i famshëm për mullinjtë e saj tradicionalë me erë. Ato janë përdorur historikisht për bluarjen e grurit, sharrimin e drurit dhe pompimin e ujit nga tokat e ulëta për të parandaluar përmbytjet. Vendet ikonike për të parë këto struktura historike përfshijnë:

Kinderdijk: Një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që paraqet një rrjet të famshëm prej 19 mullinjsh me erë autentikë të shekullit të 18-të. Dy prej të cilëve janë të hapur e ju mund të hyni brenda tyre e të shihni se aty kanë qenë banesat e mullixhijve të kohës. Edhe sot to ruhen siç kanë qenë vite më parë.  Në këtë lidhje, shihni dokumentarin shoqërues: https://www.youtube.com/watch?v=YHPHDR8–qA.

Sot, në 15 qershor, në mbarë botën e industrializuar festohet Dita Botërore e Erës. E shënuar që në vitin 1967, kjo datë feston energjinë e erës, shkëmbehen informacione dhe të rriturit e fëmijët mësojnë rreth energjisë së erës, fuqisë së saj dhe mundësive që ajo ka për të ndryshuar botën. Tema e aktiviteteve të këtij viti është “Era jonë, komuniteti ynë” (Our wind, our community ang.)

Burimi: https://www.historyofwindmills.com/

 

 

Leave a Reply