Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, u mbajt në Prizren aktiviteti i përvitshëm tradicional “Ora e Pavarësisë” me krijues nga trevat shqipfolëse, midis të cilëve ishin dhe krijues nga Elbasani. Të gjitha krijimet letrare të paraqitura në këtë konkurs, u botuan në një libër të veçantë nga Shtëpia Botuese “Fidani”, Prizren. Po në këtë takim, përfaqsues nga biblioteka jonë, në mbështetje të nismës “Dhuro libra për fëmijët e Preshëvës”, dhuruan një sasi të konsiderueshme titujsh të grumbulluar nga fëmijët e shkollave të qytetit si dhe inividëvë të veçantë. Në fund, drejtuesja e Bibliotekës Mehmet Jusufi Preshevë, për të vlerësuar këtë inisiativë, nderoi me certifikatë mirënjohjeje Bibliotekën e Prizrenit dhe bibliotekën tonë. Ky bashkëpunim tripalësh do të jetë i vazhdueshëm mes bibliotekave.
