Skip to content Skip to footer

Libër fizik apo elektronik?

Në mbyllje të aktiviteteve të muajit tetor ishte takimi dy ditor me nxënës të gjimnazit Kostandin Kristoforidhi dhe studentë të bachelorit dhe masterit të Fakultetit të Shkencave Humane, pranë UE. Tema e takimeve të hapura ishte diskutimi mbi avantazhet dhe disavantazhet e librit fizik karshi atij elektronik. Pjesëmarrësit sollën argumenta sesi libri elektronik duket sikur po e konkuron librin fizik, por që në fakt të dy mënyrat e të lexuarit janë veçse qasje dhe preferencë ndaj librit, pasi qëllimi është një dhe i vetëm: leximi dhe përdorimi i librit si burim dijeje dhe informacioni. Libri, në çdo formë, do të mbetet padiskutim mjeti kryesor për eksplorimin dhe shkëmbimin e ideve. Nxënësit dhe studentët pohuan se pavarësisht formave të reja që ka marrë sot përhapja e librit dhe mënyra e të shkruarit, prapëseprapë fuqia e fjalës së shkruar mbetet e jashtëzakonshme në rrjedhat politike e shoqërore të njerëzimit, dhe fati i shoqërisë është ngushtësisht i lidhur me librin.

#tetoriilibrit

#gjimnazikostandinkristoforidhi

#fakultetiishkencavehumane

#bibliotekapublikeelbasan

https://www.facebook.com/reel/3902737280006858

 

Leave a Reply