Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Matsuri Taiko – festivali i daulleve në Japoni

Matsuri Taiko – (festivali i daulleve), është një festival kulturor japonez në thelb të të cilit është mirënjohja, falënderimi, rehatia, lutja. Ai shprehet nëpërmjet riteve kushtuar nënës Natyrë dhe e ka origjinën nga Zoti indigjen (shamanizmi), Shinto ose Budizmi.

Matsuri-t janë të shtrira përgjatë gjithë vitit në Japoni dhe në rajone të ndryshme. Ato janë spektakolare, të mbushura me ngjyra, bollëk dhe traditë. Japonia ka ndoshta më shumë festivale unike se çdo vend tjetër në botë. Festivalet janë rituale të shenjta dhe konsiderohen si ngjarja më e njohur etno-kulturore që përfaqëson çdo krahinë. Pjesëmarrja në to është masive, njerëzit këndojnë fuqishëm, kërcejnë dhe mbajnë “mikoshi” (faltore portative), të dekoruara në mënyrë të ndërlikuar ose me drurë lundrues.

Festimet e muajit tetor i hap festivali “Doi taikomatsuri” i zhvilluar në Doi, çdo vit #Sisot, nga 13 tetori – 15 tetor dhe i kushtohet dëshirës për të korra të mira dhe begati.

Më pas, është Niihama që feston “Niihama Taiko Matsuri” si shenjë falënderimi dhe manifestimi për një korrje të bollshme vjeshte, në periudhën 16 – 18 tetor. Dyzet e shtatë lundruese, të quajtura “taiko-dai”, parakalojnë nëpër pesë distriktet e Niihama në një festival që është konsideruar si një nga tre më të mirët në Shikoku, me një histori të pasur dhe me origjinën e tij që daton qindra vite më parë.

Festivali njihet edhe si “Otoko-matsuri” (festival i burrave) për shkak të demostrimit të fuqisë dhe bukurisë të meshkujve në festime, pasi 150 burra të njohur si “kakifu” ngrenë lart “Taiko-dai” (daullet) e tyre masive me një peshë 3 ton dhe me lartësi 5.5 m, të dekoruara në mënyrë të mrekullueshme me qëndisje 3D me fije ari.

Burimi: https://boutiquejapan.com/best-japanese-festivals/

Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Japoneze. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 12-18 tetor 2025.

https://www.facebook.com/share/p/1FveLyjtTE/

Leave a Reply