Historia e futbollit është një histori interesante, me dëshmitë e para të shkruara që mendohet se është luajtur që nga viti 1170. Shekspiri i referohej lojës në disa nga shfaqjet e tij, ndërkohë që është i njohur tashmë armëpushimi famshëm i Ditës së Krishtlindjes në 1914, ku ushtarët gjermanë dhe anglezë luajnë së bashku në mes të “tokës së askujt” (tokë neutrale).
Në 8 shtator 1888 filloi sezoni i parë zyrtar i Ligës së Futbollit në Britani. Në të morën pjesë dhjetë nga dymbëdhjetë skuadrat e divizionit të sapothemeluar. Orari i zhvillimit të ndeshjeve, u caktua ora 15.00, traditë që vazhdon edhe sot në kampionatin anglez të futbollit. Ndonjëherë, ndodhte që ky orar të shtyhej, pasi pritej të vinin mbështetësit e skuadrave përkatëse. Në ditën e hapjes së atij sezoni inaugurues West Bromwich Albion mundi Stoke 2-0, Preston mundi Burnley 5 -2, Derby fitoi 6-3 ndaj Bolton dhe Everton mundi Accrington 2-1. Ndeshja e fundit, e pesë ndeshjeve që u luajtën atë të shtunë historike, ishte një barazim 1-1 midis Aston Villa dhe Wolverhampton Wanderers.
Goli i parë i Ligës, mendohet të jetë shënuar nga Jack Gordon, një lojtar i Preston North End, i cili bëri autogol në mitutën e 30-të të ndeshjes.
Edhe sot e kësaj dite, futbolli mbetet një sport popullor dhe shumë i dashur për anglezët duke u shndërruar në një industri të vërtetë fitimprurëse. Vetëm Londra ka 22 stadiume me kapacitete mbi 5000 shikues, biletat e të cilëve shiten të gjitha në çdo ndeshje.
https://www.football-stadiums.co.uk/…/first-ever…/
Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Britanike. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 10-16 nëntor 2025.
