Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Fëmijë – festë – përralla – personazhe

Në festimet për Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, këtë vit, ishte Kopshti nr. 9 që hapi dyert për të na treguar se fëmijët dinë të dëgjojnë, të mësojnë e të interpretojnë përralla si dhe të nxjerrin mesazhe kuptimplote prej tyre. Ishte ideja e specialistes së bibliotekës së fëmijëve, znj. Liljana Xhafa e cila u mbështet menjëherë nga drejtuesja znj. Valbona Lala dhe mësueset e kopshtit për të dramatizuar katër nga përrallat e Andersenit aq të dashura për fëmijët: “Luleshqerra”, “Shitësja e vogël e shkrepseve”, “Gishtëza” dhe “Rosaku i shëmtuar”. Fëmijët, me naivitetin dhe talentin e tyre, pas çdo interpretimi të sinqertë sollën dhe mesazhin që bartte secila nga përrallat dhe kjo gjë ia shtoi edhe më shumë rëndësinë dramatizimit. Në një atmosferë festive dhe këngësh, në kopësht u paraqit dhe ekspozita me personazhet e përrallave e cila ishte në harmoni me mënyrën se si ishte konceptuar dramatizimi nga fëmijët nën udhëheqjen e mësueseve të palodhura. Ky aktivitet tregoi se libri vjen në forma të ndryshme tek fëmijët duke kultivuar empati dhe qytetari tek ata.

Gëzuar festën më të bukur tuajën, fëmijë të dashur!

Leave a Reply