Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vende të vogla – miqësi të mëdha

Ishte kënaqësi që Ambasadori i Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, SHTZ Anar Huseynov, zhvilloi një vizitë në bibliotekën tonë. Gjatë kësaj vizite, ai tregoi shumë interes për fondin e albanologjisë, si një ndër më të pasurit në vend. Në këtë takim ai u mirëprit nga kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, i cili vlerësoi nismën e Ambasadorit dhe tregoi gatishmërinë për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërinstitucional. Në fund, Ambasadori
dhuroi një koleksion librash me vlera historike dhe kulturore, duke synuar forcimin e lidhjeve kulturore midis dy vendeve. E falënderojmë ambasadorin për kontributin duke theksuar rëndësinë e këtyre iniciativave për pasurimin e fondit letrar dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e kulturës dhe arsimit.

Leave a Reply