Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

WaRHOL-i për WARHOL-in

Besoj se jam një ndër personat më
xhelozë të botës. Dora ime e djathtë
është xheloze nëse e majta pikturon një
kuadër të bukur.

Nuk kam dashur kurrë të jem piktor.
Doja të bëhesha kërcimtar tip-tap-i.

Druaj se më mungon ndonjë substancë
kimike dhe kjo është arsyeja pse kam
këtë prirje për të qenë i lidhur pas
nënës. Besoj se më mungon ndonjë
substancë kimike e përgjegjësisë, si edhe
ndonjë e riprodhimit.

Unë nuk bie kurrë copash, sepse nuk
jam një copë.

Jam i sigurt se duke u parë në pasqyrë
nuk do të shoh asgjë. Njerëzit thonë
gjithnjë se jam një pasqyrë; e nëse një
pasqyrë shihet në pasqyrë, çfarë mund të gjejë?

Disa kritikë thonë se jam Vetë Hiçi
dhe kjo s’e ka ndihmuar aspak sensin
tim të ekzistencës. Më vonë kuptova se
vetë ekzistenca s’ishte asgjë dhe jam ndjerë më mirë.

Vendosa t’i bëj flokët gri, kështu
askush s’do ma gjente moshën e
vërtetë, pastaj do të dilja më i ri se
mosha që do më jepnin.

Kam një pamje të tmerrshme dhe nuk
kujdesem të vishem mirë apo të jem
tërheqës, sepse nuk dua të pësoj duke i
pëlqyer ndokujt. Zvogëloj cilësitë e mia të
mira dhe vë në dukje difektet. E
megjithatë zgjoj interesimin e ndokujt;
atëherë reflektoj e pyes veten: “Ku do të
kem gabuar?”

Jam vërtet xheloz për këdo që ka një
show të vetin televiziv.

Nuk di nëse jam keq që po çmendem,
apo po çmendem se jam keq.

Nuk e kuptoj përse nuk jam bërë
kurrë ekspresionist abstrakt, sepse në
dorën që më dridhet, kjo gjë do më
kishte ardhur spontane.

U shikova në vitrinën e një dyqani dhe
vura re se jam vërtet spikatës në rrugë.

Nëse ju pyet ndokush sa vjeç kam,
thuajini gjithmonë: “Është tetëdhjetë
vjeç”.

Stili im ka qenë gjithmonë ai i shtrirjes
në çdo fushë, më shumë se sa ai i ngjitjes.
Për mua shkalla e suksesit ishte më
shumë anësore se vertikale.

Mendja ime është si një magnetofon me
një tast të vetëm: “Fshij”.

Veprimi im simultan i parapëlqyer është
të flas duke ngrënë.

Cilado gjë që bëj, edhe më e thjeshta,
duket e çuditshme. Kam një ecje të
çuditshme dhe një pamje të çuditshme.
Veçse sikur të isha një karakter komik kinemaje, do t’i ngjaja një buratini.

Dita poshtëruese, ditëlindja ime.

Jam i mvarur nga valiumi. Jam mësuar,
sepse lexoj simptomat në gazetë dhe i kam.

Nuk jam më inteligjent se sa dukem.

#celebrityculture #popart #andywarhol

Leave a Reply