Shkëmbimi
Një herë, në një kryqëzim rrugësh, një poet i varfër u takua me një budalla të pasur, dhe shkëmbyen dy fjalë. Dhe nga gjithë ajo që thanë, u duk se ishin të pakënaqur.
Atëherë engjëlli i rrugës kaloi aty dhe i preku të dy njerëzit me dorën e tij mbi supe. Dhe ja, u bë një mrekulli: tani të dy burrat shkëmbyen ato që kishin.
Dhe ikën. Por çudi e madhe! Poeti vështroi dhe nuk kishte asgjë në dorën e tij të madhe përveçse rërës së thatë, dhe budallai mbylli sytë dhe nuk ndjeu asgjë tjetër përveçse retë që lëviznin në zemrën e tij.
Kahlil Gibran
Piktura në foto:
Poeti i varfër
nga Carl Spitzweg 1837
