Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Mrekullia e librit

Ndër instrumentet e shumta të njeriut, pa dyshim, libri është më i mahnitshmi. Instumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shkimit; telefoni zgjatim i zërit; kemi edhe parmendën dhe shpatën, kuptohet zgjatime të krahut. Por libri është diçka tjetër: libri është zgjatim i kujtesës dhe i imagjinatës.
Në librin “Qesari dhe Kleopatra”, Bernard Shaw thotë për bibliotekën e Aleksandrisë se ajo është kujtesa e njerëzimit. Por libri ka diçka më tepër. Ai është edhe imagjinata e tij. Sepse a nuk është e kaluara jonë një seri ëndrrash? Ç’ndryshim mund të ketë midis “kujtoj ëndrrat” dhe “kujtoj të kaluarën”. I tillë është funksioni që kryen libri.

Jorge Luis Borges
~ Ligjërata ~

Leave a Reply