Gara mes Hosrovit dhe Farhadit
Hosrovi pyeti: Më thuaj nga vjen ti?
Farhadi i tha: Nga larg, nga viset pa kufi.
Hosrovi: Çfarë mjeshtërie vendi yt njeh më mirë?
Farhadi: Dhimbjen blejmë, të shesim shpirtrat jemi të lirë.
Hosrovi: Ç’fitoni duke shitur shpirtin?
Farhadi: Këngëtarët tanë s’e shohin si mëkatin.
Hosrovi: Shpirti yt a largohet nga dashuria?
Farhadi: Jo, atë e dua me gjithë ndjenjat e mia.
Hosrovi: Për Shirinën sa ndjenjë po tregon?
Farhadi: Veç psherëtima ime po, ty ta provon.
Hosrovi: A është ajo hëna që ndriçon çdo natë?
Farhadi: Dhe kur jam lodhur, dritën e saj shoh prapë.
Hosrovi: Kur do harrosh shkëlqimin e saj?
Farhadi: Kur të jem varrosur nën tokë pa faj.
Hosrovi: Kur shfaqet ajo, mos vallë ti psherëtin?
Farhadi: Do të shtrihem në pluhur për ta mbuluar me gëzim.
Hosrovi: Po nëse ajo sy për sy lëndim të shkakton?
Farhadi: Do fal dy të mitë pa britmat që shpirti provon.
Hosrovi: Po nëse një tjetër zemrën ia jep?
Farhadi: Me shpatë do mbroj të drejtën e shpirtit tim vet!
Hosrovi: Ajo kurrë s’do të bëhet e jotja!
Farhadi: Mjafton ta shoh, dhe më plotësohet vetja.
Hosrovi: Po të kërkojë gjithë pasurinë që zotëron?
Farhadi: Do ia jap të gjitha, siç ajo urdhëron.
Hosrovi: Po të të thotë – largohu që këtu?
Farhadi: Kokën te këmbët e saj do ta lë ashtu!
Hosrovi: Harroje këtë dashuri, a më dëgjon?
Farhadi: Dashurinë frika asnjëherë s’e shkatërron!
Hosrovi: Qetësohu, kjo është vetëm një ëndërr!
Farhadi: Jo, qetësia s’u bë për timen zemër!
Hosrovi: Hiq dorë nga dashuria, prano fatin tënd.
Farhadi: Për mua, jeta pa dashuri s’ka më vend.
Hosrovi: Durimi burrat gjithnjë i ngushëllon.
Farhadi: Disa durojnë, por mua kurrë s’më qetëson.
Hosrovi: Nga cila brengë zemra jote digjet?
Farhadi: Pas ndarjes në zemrën time vajtohet.
Hosrovi: A dëshiron një grua në jetë?
Farhadi: Vetmia s’më mban më, jeta s’më pret.
Hosrovi: Hiq dorë nga Shirini, është urdhëri i fundit!
Farhadi: Shirina është e imja, është fjala ime e fundit.
Hosrovi: Mos guxo emrin e saj ta shkosh ndërmend!
Farhadi: Shiko e dëgjo zërin e dëshpërimit që më çmend!
Hosrovi: Po sikur Shirinën unë ta dua?
Farhadi: Do djeg këtë botë, çdo grimcë do e shuaj!
© Nizami Ganxhavi, Tiranë, UMSH press, 2025
(Dhuruar bibliotekës publike nga Ambasada e Azerbajxhanit në Tiranë)
Hosrovi dhe Shirina është një poemë epike romantike nga Nizami Ganxhavi (1141–1209), shkëputur nga vepra e dytë e grupit prej pesë poemash të njohura së bashku si Khamsa. Kjo poemë tregon një version shumë të përpunuar të historisë së dashurisë së Hosrovit (Khosrou II) për Shirinin e krishterë, e cila u bë bashkëshortja e tij, mbretëreshë e Perandorisë Sasanide. Narrativa e poemës, një rrëfim romantik me origjinë persiane është derivat i poemës së madhe epike historike, Shahnameh.
Hosrovi dhe Shirina është rishkruar dhe nga shumë shkrimtarë persianë pas Nizamit Ganxhavi dhe është shumë e përhapur në rrëfenjat popullore me të njëjtin titull.
Variante të kësaj historie dashurie janë ritreguar gjithashtu nën titullin Shirin dhe Farhad.
Linja e ngjarjeve midis dy personazheve, Shekures dhe Zezit në romanin “Unë jam e kuqja” (1998) të Orhan Pamukut i bën jehonë dhe ritregon historinë e Hosrovit dhe Shirinit.
