Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit shënuar çdo vit më 23 prill, thekson rëndësinë e leximit, të botimit dhe të së drejtës së autorit. Libri, leximi janë mjete të rëndësishëm në përsosjen e jetës njerëzore, kulturës, qytetërimeve, gjuhës.
Ideja origjinale për të patur një ditë festë për librin u konceptua në vitin 1926 nga Vicente Clavel, drejtor i shtëpisë botuese Cervantes në Barcelonë, si një mënyrë për të nderuar Servantesin dhe për të rritur shitjet e librave. Ajo u festua për herë të parë më 7 tetor, pasi mendohet se është data e lindjes së Servantesit, përpara se të transferohej në datën e vdekjes së tij më23 prill, në vitin 1930. Festimi vazhdon me popullaritet të madh ende sot në Katalonjë, ku përmendet si Dita e Sant Jordi ose Dita e Librave dhe Trëndafilave. Bëhet tashmë thuajse një shekull, kur në këtë ditë, çiftet i dhurojnë njëri-tjetrit libra dhe trëndafila.
23 prilli është gjithashtu data e ndarjes nga jeta të William Shakespeare dhe Inca Garcilaso de La Vega. Ndërkohë, autorë si Vladimir Nabokov, Maurice Druon, Halldor K. Laxness dhe Manuel Mejía kanë lindur më 23 prill. UNESCO në Konferencën e Përgjithshme të 1995, shpalli 23 prillin si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit për të nderuar autorët që kanë lindur ose kanë vdekur në këtë datë.
Çdo vit, UNESCO përcakton një temë që është motivi kryesor i aktiviteteve dhe veprimtarive që organizohen në këtë ditë, dhe këtë vit tema e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit janë GJUHËT INDIGJENE, shumë prej të cilave po zhduken me shpejtësi. Kjo ditë do të nxjerrë në pah trashëgiminë e pasur kulturore dhe rëndësinë e gjuhëve amtare në letërsi dhe tregim.
* * *
Në bibliotekën tonë, kjo datë u festua nëpërmjet një takimi të ngrohtë me autoren bashkëkohore Rita Petro, e cila njëherazi promovoi dhe librin e saj më të fundit titulluar “Lindur së prapthi”. Ky libër është i pari i shkruar në prozë nga autorja. Në këtë takim letrar, pjesëmarrësit nëpërmjet pyetjeve të tyre zbuluan të fshehtat e pashkruara e të pathëna në libër. Studiuesja Marsela Neni me shumë profesionalizëm bëri një analizë letrare dhe artistike të detajuar të librit. Natyrisht, në takim iu mëshua rëndësisë që ka libri dhe leximi, si dhe u debatua në lidhje me interesin e veçantë ndaj librit dhe kërkesave specifike që ka lexuesi në ditët e sotme.
#23prill #ditaboteroreelibritdheetedrejtaveteautorit #WorldBookandCopyrightDay #DitaeLibravedheTrendafilave #RitaFilipi #lindurseprapthi #bibliotekapublikeelbasan
https://www.facebook.com/100007853733484/videos/934310441043392/
