Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Krijimtaria popullore elbasanase

“Krijimtaria popullore elbasanase” ishte një mbrëmje magjike poetike që bëri bashkë breza të ndryshëm për të recituar dhe sjellë në jetë pjesë nga trashëgimia poetike e qytetit tonë. Është i dyti vit radhazi që Bashkia Elbasan organizon aktivitete kulturore dhe argëtuese përgjatë gjithë muajit gusht, më synimin që të mbajë gjallë jetën artistike të qytetit. Me këtë rast, biblioteka organizoi takimin e pasdites së 15 gushtit në lulishten e Muzeu Etnografik Elbasan për të kujtuar dhe recituar Krijimtarinë Popullore Elbasanase. Të pranishmit, mes te cilëve krijues, mësues, poetë, dhe studiues të folklorit elbasanas e më gjerë, sollën kujtime dhe pjesë nga krijimtaria gojore e ruajtur në këngë dhe poezi. Nxënëse nga shkollat 9-vjeçare Qamil Guranjaku dhe Sulë Harri, recituan me ndjenjë krijime nga Leksi Vini, Isuf Myzyri e Mustafa Bodini të cilat sollën një atmosferë të këndshme në këtë pasdite të nxehtë gushti.

https://www.facebook.com/share/p/ocohWLNAJkEpu4Fm/

Leave a Reply