Për dy ditë rresht, më 23-24 tetor 2024, përfaqsues nga biblioteka jonë morën pjesë në konferencën e 24-t organizuar nga Cobiss, nën sloganin “Të punojmë së bashku për të ndërtuar besim në shkencë dhe zhvillim”. Në 34 ligjërimet e ekspertëve të njohur ndërkombëtare u prezantuan një sërë temash interesante, që përfshinin: mundësitë e përdorimit të intelegjencës artificiale në programin për bibliotekat dhe shërbimet e bibliotekave për përdoruesit, mënyrën e qasjes në shërbime, zgjidhjet e reja teknologjike për huazimin e e-librave, gjeneratën e re të programit për bibliotekat si dhe tema të tjera interesante e aktuale.
Konferenca ofroi një mundësi të shkëlqyer për t’u lidhur me folës, kolegë dhe pjesëmarrës të tjerë, për të shkëmbyer praktika të mira, për të ekspozuar arritjet dhe për të diskutuar zhvillime të reja dhe plane të përbashkëta për të ardhmen.
