Sepse s’mund ta ndal veten.
Lexoj që të mësoj, të qesh e të jem i motivuar
Lexoj për të kuptuar gjërat me të cilat s’jam ndeshur kurrë.
Lexoj kur tërhiqem pasi u kam thënë gjërat e gabuara njerëzve që dua.
Lexoj që të fuqizoj veten kur ndjehem i thyer, i dekurajuar dhe i frikësuar.
Lexoj kur jam i inatosur me gjithë botën.
Lexoj kur gjithçka shkon për së mbari.
Lexoj të gjej shpresë.
Unë lexoj sepse jam i përbërë jo vetëm nga lëkura dhe kockat, pamja, ndjenjat, dhe një nevojë e thellë për çokollatë, por unë jam i përbërë edhe nga fjalë.
Fjalët përshkruajnë mendimet e mia dhe çfarë kam në zemër.
Fjalët marrin jetë kur gjej një histori që më pëlqen, e lexoj përsëri dhe përsëri; siç dëgjoj një këngë të preferuar pa pushim.
Leximi nuk është pasiv unë hyj në marrëdhënie me personazhet, marr frymë me ta, ndjej zhgënjimet e tyre, u bërtas që të mos bëjnë marrëzira, qaj me ta, qesh me ta.
Të lexuarit për mua, është si të kalosh kohën me një mik
Një libër është një mik.
Asnjëherë nuk janë shumë.
Gary Paulsen
Foto web.
#booklovers #americanliterature #Classic #motivation #literaturelover
