Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Dita Botërore e Breilit

#Sisot, lindi Louis Braille (4 janar 1809 – 6 janar 1852) shpikësi i sistemit të leximit dhe shkrimit për njerëzit me shikim të dëmtuar ose të verbër. Ky system, i quajtur brail (braille) përdoret në mbarë botën dhe mbetet praktikisht i pandryshuar edhe sot e kësaj dite.
Louis Braille, mbeti i verbër që fëmijë si pasojë e një aksidenti në punishten e të atit, por kjo gjë nuk e pengoi atë të arsimohej e madje të përftonte një bursë në Institutin Mbretëror Francez për të rinjtë e verbër. Ndërsa ishte ende student atje, ai filloi të zhvillonte një sistem kodi me prekje që mund t’u lejonte të verbërve të lexonin dhe të shkruanin shpejt dhe me efikasitet. Frymëzuar nga një sistem i shpikur më herët nga Charles Barbier, metoda e re e Braille ishte më kompakte dhe kishte një sërë përdorimesh, duke përfshirë muzikën. Veprën e tij ua prezantoi bashkëmoshatarëve për herë të parë në vitin 1824, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç. Në përfundim të studimeve, Braille shërbeu si profesor në institut dhe kishte një qasje ndaj muzikës, por ai kryesisht e kaloi jetën duke rafinuar dhe zgjeruar sistemin e tij, sistem i cili mbeti i papërdorur nga shumica e edukatorëve për shumë vite pas vdekjes së tij, por pasardhësit e kanë njohur shkrimin braille si një shpikje revolucionare dhe tashmë është përshtatur për përdorim në mbarë botën.

* * *
4 janari, Dita Botërore e Breilit (Braillit) është një ditë ndërkombëtare e cila shërben për ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e shkrimit “braille” si mjet komunikimi në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar.

#SiSot #louisbraille #WorldBrailleDay

Leave a Reply