Skip to content Skip to footer

Dita e Evropës

#Sisot, më 5 maj 1949 u themelua Këshilli i Evropës. 15 vjet më vonë, ky Këshill caktoi këtë datë si Dita e Evropës, e cila tashmë është kthyer në një ditë që feston “paqen dhe unitetin në Evropë”. Me këtë rast, institucionet hapin dyert e tyre për publikun çdo vit në Bruksel dhe Strasburg, duke i lejuar qytetarët të vizitojnë vendet ku merren vendimet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme. Për më tepër, shumë prej tyre organizojnë ngjarje përkujtimore për të nderuar rëndësinë historike të kësaj date duke nderuar dhe respektuar diversitetin në këtë botë të larmishme. Në këtë ditë, studiohet historia e një prej kontinenteve më të fuqishmë të botës, Europës. Mbi 500 milionë individë nga 27 vende evropiane festojnë së bashku pavarësisht distancës së tyre gjeografike.

Në 5 maj të 1990, Toto Cutugno fitoi Festivalin Europian të Këngës, në edicionin e 35-të të tij, që u mbajt në Zagreb, me këngën “Insieme: 1992”, si një himn për bashkimin e kombeve të ndryshme të Evropës. “1992” i titullit i referohet vitit në të cilin Bashkimi Evropian ishte planifikuar të fillonte funksionimin, duke sjellë kështu shpresën e lirikës në realitet.

5 Maji është gjithashtu Dita e Dëshmorëve në Shqipëri.

https://en.wikipedia.org/wiki/Europe_Day

Leave a Reply