Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Devollinjtë në fjalor

Në sallën e bibliotekës, në bashkëpunim me “Shoqatën e Devollinjve”, dega Elbasan, u promovua libri më i ri “Devolli, rrjedha e tij në tre nyje kohore” i autorit Armand Afezolli. Ky libër është konceptuar si një fjalor i profileve historike nga krahina e Devollit, ku pasqyrohet shpirti kombëtar dhe luftarak i devollinjve, vlerat historike të tyre dhe të zonës që përfaqsojnë, përpjektjet e vazhdueshme dhe kontributi vetëmohues të tyre. Vlerat kulturore-artistike dhe atdhetare të devollinjve ndër shekuj janë rrënjosur brez pas brezi dhe në këtë libër autori i risjell dhe njëherë ato për t’i nderuar e lartësuar këto figura. E veçanta e këtij promovimi, ishte prania në sallë e disa brezave, të cilët treguan jo vetëm interes por dhe ishin aktivë në diskutime. Tashmë ky libër, si dhe disa përkthime të z. Afezolli, janë pjesë e fondit të bibliotekës. I urojmë autorit suksese në studime dhe krijime të tjera!

Leave a Reply