Në 6 prill, në sallën e bibliotekës, u organizua takimi për promovimin e tre librave të fundit të autorit Isa Muca me tituj: “Dashuri me dy të panjohura”- roman; “Psherëtimat e shpirtit”- poezi dhe “Epitafi im” – monografi. Autori është i njohur për lexuesin elbasanas e më gjerë edhe më herët më botimet e tij, si: “Enigma e një vrasjeje”, “Metamorfozë ndjenjash”, “Për ju prindër”, “Tragjedia e vegjëlisë”, të cilat janë tashmë pjesë e fondit të bibliotekës sonë. Në këtë takim morën pjesë z. Mujo Bucpapaj (botuesi i gazetës Nacional dhe i librave të autorit), përfaqësues të Klubit të Letrarëve të Elbasanit, nxënës dhe mësues të shkollave të mesme “Dhaskal Todri” dhe “Kostandin Kristoforidhi”. Të pranishmit folën mbi krijimtarinë e z. Muça, duke na njohur dhe me tematikat që trajton autori në veprat e tij. Krahas tyre një vëmëndje e veçantë i’u kushtua dhe rolit të pazëvëndësueshëm të librit si burim i dijes, informacionit dhe i ndricimit të mëndjes.
