Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Përvjetorë dhe binjakëzime

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, me të cilën biblioteka jonë ka një binjakëzim insitucional që prej vitit 2003, festoi 80-vjetorin e krijimit të saj. Më këtë rast, përfaqsues të bibliotekës, drejtori i AKT z. Artur Guni si dhe poetja dhe mikesha e bibliotekës Marsela Neni, morën pjesë në këtë aktivitet ku ishin të ftuar drejtues dhe përfaqsues nga biblioteka të ndryshme të Kosovës e më gjerë. Biblioteka e Prizrenit ka meritën pasi prej saj është ndërtuar bërthama e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës dhe, edhe sot, ajo mbetet pararojë në punën që bën me propagandimin e librit, afrimin e lexuesve në bibliotekë, botimin e librave me krijime të autorëve prizrenali, krijimin e lehtësirave për lexuesit me kërkesa speciale si dhe veçanërisht puna e lavdërueshme me këndin amerikan, i cili nxit dhe kultivon leximim dhe kërkimin cilësor, punën vullnetare dhe lidershipin. Në takimin përkujtimor biblioteka jonë u nderua me certifikatë mirënjoheje me motivacionin e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër vite. Drejtuesja e bibliotekës sonë, Manjola Hatellari u shpreh se ky bashkëpunim do të vijojë më tej me aktivitete të përbashkëta për promovimin e autorëve lokalë, shkëmbim materialesh bibliotekare si dhe shkëmbim përvojash. Gjithashtu, në këtë takim, patëm rastin të vendosim ura bashkëpunimi me Biblioteka Mehmet Jusufi Preshevë, gjë që do konsistojë në shtimin e kapacitetit libror dhe atë profesional.

Leave a Reply