Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në banketin e një Çmimi

Fjala e J. M. Coetzee në Banketin e marrjes së Çmimit Nobel, 10 dhjetor 2003.

Zonja dhe Zotërinj!

Të nderuar të ftuar!

Miq!

Një ditë, teksa po flisnim për diçka krejtësisht të zakonshme, partnerja ime Dorothy, e entuziasmuar nga lajmi, shpërtheu me keqardhje: Ke fituar Nobelin!!! Ahhh, sa krenare do të kishte qenë nëna jote për ty! Sa keq që nuk është ende gjallë! Dhe babai yt, gjithashtu! Sa krenarë do të kishin qenë për ty!

-Edhe më krenarë se për djalin tim doktor?- thashë unë. Edhe më krenarë se për djalin tim profesor?

-Po, edhe më krenarë – tha ajo.

 

Nëse nëna ime do të ishte ende gjallë, ajo do të ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç e gjysmë. Ajo ndoshta do të vuante nga demenca dhe nuk do ta kuptonte se çfarë po ndodhte rreth saj.

Me sa duket, unë nuk e kapa thelbin. Dorothy kishte të drejtë. Nëna ime do të kishte fluturuar nga gëzimi dhe do ndihej shumë krenare: im bir, fitues i Çmimit Nobel. Dhe tek e fundit, për kë i bëjmë ne gjërat që na çojnë drejt Çmimit Nobel, nëse nuk i bëjmë për nënat tona!?

 

“Mami, mami, e fitova çmimin!”

“Oh, sa bukur, zemër e mamit! Tani ha supën sa është e ngrohtë…”

 

Po përse ne nuk mund t’a marrim çmimin përpara se nënat tona të jenë nëntëdhjetë e nëntë vjeç apo të larguara nga kjo jetë?! Atë çmim, që do të fshinte si me magji të gjitha shqetësimet që u kemi shkaktuar në jetë…

I jam thellësisht mirënjohës Alfred Nobelit, i larguar prej 107 vjetësh dhe Fondacionit, i cili me besnikëri administron amanetin e tij dhe që ka krijuar këtë mbrëmje madhështore për ne sonte.

Prindërve të mi, u them se sa keq më vjen që nuk mund të jeni sonte këtu.

Ju faleminderit.

© Ceremonia e plotë e dhënies së Çmimit Nobel në letërsi për J. M. Coetzee, Stokholm, Suedi, më 10 dhjetor 2003

Leave a Reply