Në datën 2 mars, në kuadër të 583-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në sallën e bibliotekës u prezantuan tre libra të panjohur më parë kushtuar Skënderbeut, nga autori Kristo Floqi “Skënderbeu” (epope) dhe “Skënderbeu në Itali” (dramë historike kombëtare), dhe “Scanderbeg L’Aquila che Fermò l’Impero Ottomano” të autorëve italianë Aldo Diomedes dhe Claudio Di Gia. Në këtë promovim ishin të pranishëm familjarë të Kristo Floqit, znj. Diana Floqi dhe z. Henrik Kaçulini, i cili ka bërë një punë të madhe nëpër arkiva për zbulimin dhe përgatitjen e krijimeve të Kristo Floqit kushtuar heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Në këtë promovim, ishte dhe miku i bibliotekës, koleksionisti Hysen Dizdari i cili organizoi ekspozitën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në librat e pullat postare shqiptare 1480-2025” me materiale tërësisht të koleksioneve të tij private. Në fund, z. Dizdari dhuroi disa libra për bibliotekën tematika e të cilave ishte figura e Skënderbeut.
