Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Laura Olldashi, një shkrimtare e afirmuar tashmë jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë saj, zgjodhi për të tretën herë bibliotekën publike “Qemal Baholli” për të promovuar librin e saj më të fundit. “Caso Chiuso”, një libër i konceptuar si një letërkëmbim imagjinar, në fakt, siç edhe vetë Laura shprehet, ka personazh të sajin çdo lexues që e gjen veten brenda këtyre rreshtave. Moderatorja e takimit, mësuesja e letërsisë znj. Migena Kapllani dhe drejtoresha e gjimnazit “Dhaskal Todri, znj. Merita Balliçi kishin përgatitur analiza të imtësishme të cilat të orientojnë drejt një qasjeje tjetër ndaj librit. Takimi u bë dhe më interesant nga nxënësit e gjimnazit të cilat nëpërmjet pyetjeve të tyre nxitën autoren të rrëfejë akoma më shumë për veten, konceptin e saj për tema të ndryshme shoqërore si dhe të sjellë një model të mirë të një personazhi që do librin, shkrimin dhe leximin. Në fund, autorja ua shpërndau librin të pranishmëve në sallë si dhe dhuroi disa kopje për fondin e bibliotekës. Një shkrimtare si Laura, është ngahera e mirëpritur në bibliotekën tonë.

https://www.facebook.com/share/p/1Dm5MgeKNn/

 

 

Leave a Reply