Skip to content Skip to footer

Alice Munro

*Alice Munro*, fituese e çmimit Nobel në letërsi në vitin 2013 me motivacionin “_mjeshtre e prozës së shkurtër bashkëkohore_”, ka lindur në 1931 në Uinghan, një qytet i vogël në Ontarion jugperëndimore, Kanada, në një familje fermerësh të vegjël. Lënda e subjekteve të saj zhvillohet qartazi nga përvoja e saj. Ajo e ka spjeguar në intervista të ndryshme se tregimet e saj nuk janë autobiografike, por ajo pretendon një “realitet emocional” të karaktereve të saj nxjerrë nga vetë jeta e saj. Përvojat e jetës së Munro: të rriturit në një krahinë relativisht të varfër gjatë depresionit, njohja e rebelimit dhe idealizmit të adoleshencës, zbulimi i seksit, ikja nga shtëpia, provimi i vetes në universitet, rënia në dashuri, martesa, pasja e fëmijëve, divorci, puna për të jetuar dhe të dalurit mbanë në shumë e shumë marrëdhënie të komplikuara jetësore, ushqejnë të gjithë letërsinë e krijuar prej saj.

Leave a Reply