Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Me rastin e 92-vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “Qemal Baholli”, Elbasan, në sallën e saj, në datat 21 dhe 22 korrik, u çel ekspozita me foto të bibliotekës dhe rrugëtimit të saj 92 vjeçar. Këto momente shërbejnë si një falënderim për familjen Baholli për dhuratën që i bëri qytetit si dhe për kontributin e të gjithë intelektualëve elbasanas që pasuruan, investuan dhe u bënë pjesë e bibliotekës. Biblioteka është gjithmonë e hapur dhe bashkëpunuese për miqtë e saj, të vjetër e të rinj, të cilët kudo ku ndodhen promovojnë vlerat e paçmuara të saj.

Leave a Reply