Poetë nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën në sallën e bibliotekës për të promovuar vëllimin e fundit poetik “Na bashkoi poezia”. Drejtuesit e këtij botimi, i cili tashmë ka arritur në numrin e 24-t të tij, përfshijnë në këtë antologji poetë të rinj e të përhershëm duke i inkurajuar dhe promovuar ato anembanë vendit. Në takim, ishin dhe poetë elbasanas dhe të gjithë sëbashku lexuan pjesë nga krijimtaritë e tyre. Në fund të takimit u ndanë certifikata mirënjohjeje, u vlerësuan poezitë më të mira si dhe u dhuruan libra për bibliotekën.
