Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Uliksi i Xhojsit

#sisot, më 2 shkurt të vitit 1922, u botua romani “Uliksi” i shkrimtarit irlandez Xhejms Xhojs (James Joyce 2 shkurt 1822 – 13 janar 1941), pikërisht në 40-vjetorin e lindjes së autorit. Stilistikisht i dendur dhe emocionues, ai konsiderohet përgjithësisht si një kryevepër dhe ka qenë objekt i shumë komentesh dhe analizash duke tërhequr polemika dhe shqyrtime. Romani është ndërtuar si një paralele moderne me Odisenë e Homerit. Historia e botimit të Uliksit është komplekse. Ka pasur të paktën 18 botime, dhe variacione të ndryshme të secilit botim. Sipas studiuesve të Xhojsit, botimi i parë i Uliksit përmbante mbi 2000 gabime. Teksa botuesit e mëvonshme u përpoqën t’i korrigjonin këto gabime, ato shpesh do të shtonin më shumë, dhe kjo për shkak të vështirësisë së ndarjes së gabimeve jo të Xhojsit nga “gabimet” e qëllimshme të Xhojsit, të krijuara enkas për të sfiduar lexuesin. Teknika e rrymës së ndërgjegjes, strukturimi i kujdesshëm dhe proza eksperimentale e romanit – e mbushur me lojëra fjalësh, parodi dhe aludime – si dhe karakterizimi i tij i pasur dhe humori i gjerë kanë bërë që ai të konsiderohet si një nga veprat më të mëdha letrare në histori. Në pamje të parë, pjesa më e madhe e librit mund të duket e pastrukturuar dhe kaotike; gjë të cilën Xhojsi duket se e ka bërë qëllimisht duke futur aq shumë enigma dhe të panjohura sa “do t’i mbante profesorët të zënë për shekuj me radhë duke debatuar mbi atë që doja të thoja, dhe kështu romani do fitonte pavdekësinë”. Shumica e studiuesve e konsiderojnë Uliksin si një kryevepër të modernizmit, ndërsa të tjerë si pikën kryesore të postmodernizmit.

#sisot #jamesjoyce #Ulysses #bibliotekapublikeelbasan

https://en.wikipedia.org/wiki/Ulysses_(novel)

Leave a Reply