Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Një rrëfim po aq i bukur sa udhëtimi

Ibn Batuta, autori i librit të famshëm të shekullit të XIV mbi udhëtimet e tij, një brez pas Marko Polos, lindi në Tangjer të Marokut më 24 shkurt 1304.

Dihet pak për jetën e Ibn Battutës 30 vjet të së cilës i kaloi duke udhëtuar dhe eksploruar. Ai e filloi udhëtimin e tij i vetëm, por më pas u bashkua me karvanë të ndryshëm pelegrinësh, lundroi me anije, vizitoi mbi dyzet shtete të sotme, u ekspozua ndaj rreziqeve të mëdha, për të kënaqur kërshërinë e tij kërkimore. Pas përfundimit të udhëtimeve, ai u vendos përsëri në Marok, dhe i regjistroi aventurat e tij në një ditar udhëtimi të madh të njohur si Rihla – A gift to those who contemplate the wonders of cities and the marvels of travelling or the travels (“Një dhuratë për ata që sodisin mrekullitë e qyteteve dhe mrekullitë e udhëtimeve”). Edhe pse pranohet se disa shtesa i janë bërë më vonë rrëfimeve të tij, prapësëprapë shumica e përshkrimeve të Ibn Batutës ende konsiderohen autentike, si një nga rrëfimet më të gjalla dhe më të gjera të botës islame të shekullit të XIV dhe qëndrojnë si një dëshmi e jashtëzakonshme e rrjedhshmërisë së lëvizjes përgjatë rrugëve tregtare në Mesjetë.

Historianët kanë përdorur përshkrimet e Ibn Batutës si burim kryesor për jetën e përditshme, zakonet dhe ritualet për vende për të cilat kanë pak të dhëna. Ndërkohë, ashtu si dhe për Marko Polon, një pjesë e studiuesve vënë në dyshim besueshmërinë e disa prej pohimeve të Ibn Batutës si dhe faktin nëse ai vërtet ka udhëtuar aq shumë.

Ibn Batuta udhëtoi gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Kinë, nëpër Afrikën e Veriut dhe bregdetin e Afrikës Perëndimore, Indi, Azinë Juglindore, Sri Lanka, Filipine dhe më shumë. Polo dhe Ibn Batuta jetuan gjatë një kohe kur Perandoria Mongole sundonte pjesën më të madhe të botës së njohur duke i bërë rrugët e udhëtimit dhe tregtisë më të arritshme. Të qenit mysliman i dha Ibn Batutës një avantazh që Polo nuk e kishte, pasi shumica e udhëtimeve të tij ishin në vendet myslimane.

“Udhëtimet” e tij u përkthye për herë të parë në anglisht në shekullin e XIX dhe një përkthim i ri shkencor me tre vëllime u përfundua në vitet 1970.

 

Në lidhjen e mëposhtme, mund të lexoni një rrëfim mbi karrierën e jashtëzakonshme të këtij udhëtarit të madh, duke e interpretuar atë brenda kontekstit kulturor dhe shoqëror të shoqërisë islame dhe duke i dhënë lexuesit si një biografi të një personaliteti të jashtëzakonshëm ashtu edhe një studim të shkëmbimit njerëzor midis kulturave dhe shoqërive në kohët mesjetare.

https://archive.org/details/dli.pahar.3594/mode/2up

 

Leave a Reply