Sapo përfundoi bibliografia tematike për personalitetin e gjuhësisë shqiptare prof. dr. Mehmet Çeliku nga punonjësja e bibliotekës, Samanta Osmani Petova. Kjo bibliografi u realizua në kujtim dhe për nder të profesorit pikërisht në vitin e gjuhës shqipe, në javën historike të alfabetit shqip. Në përpilimin e saj, u shfrytëzuan materialet e fondit arkivor të bibliotekës “Qemal Baholli”, si: revistat “Studime filologjike” dhe “Gjuha Jonë”, gazetat “Shkumbini”, “Fjala e lirë”, dhe “Mësuesi” si dhe libri i prof. Çelikut “Institucione, autorë, vepra, intervista”. Kjo bibliografi do t’u shërbejë nxënësve, studentëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe.
#bibliografitematike
#mehmetceliku
#vitiigjuhesshqipe
#javaealfabetit
#bibliotekapublikeelbasan