Është bërë traditë tashmë, që në kalendarin e kulturës shqiptare, muaji tetor të shënohet si Muaji i Letërsisë dhe Leximit. Kjo gjë bëhet për të promovuar në mënyra të ndryshme, nga tradicionalet deri te ato me të rejat, rëndësinë dhe pasionin për leximin dhe librin. Përgjatë viteve të ndryshme, tetori ka marrë emërtime të ndryshme, për ta bërë më interesante dhe interaktive këtë festë për librin dhe dashamirësit e leximit. Këtë vit, tetori erdhi me logon FOL SHQIP – LEXO SHQIP. Kjo nismë e Ministrisë së Kulturës u reflektua në një sërë aktivitetesh në bibliotekë. Ishin të shtuara vizitat e nxënësve të shkollave qytetëse dhe rrethinat, promovimet e librave, dhurimet e librave në shkolla dhe institucione, takimet tematike si dhe vizita e vetë Ministres së Kulturës e cila bashkë më Bibliotekën Kombëtare dhuruan një sasi të konsiderueshme librash me vlerë për fondin tonë.
#tetoriilibrit #folshqip #lexoshqip #tetor2022
