Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, biblioteka organizoi një takim të dyfishtë me grupin e lexuesve të bibliotekës të Gjimnazi Dhaskal Todri Elbasan. Tema kryesore e takimeve ishte diskutimi mbi bibliotekat digjitale, zhvillimet e teknologjisë dhe informacionit dhe sa këto ndikojnë dhe ndihmojnë nxënësit në orientimin drejt leximit cilësor dhe të vazhdueshëm. Në diskutimet e tyre nxënësit sollën në vëmendje përparësitë dhe disavantazhet e librit fizik kundrejt atij virtual dhe anasjelltas.
#ditaboteroreelibrit #gjimnazidhaskaltodri #digitallibrary #virtuallibrary #bibliotekapublikeelbasan
