Skip to content Skip to footer

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë
Që nga viti 1967, 2 prilli është caktuar si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë duke shërbyer si nxitje për të sjellë në vëmendjen e fëmijëve librat dhe dashurinë për leximin. Në këtë ditë, në mbarë botën organizohen aktivitete rreth librave për fëmijë dhe ngjarje të tjera të veçanta që mund të përfshijnë takime me autorë dhe ilustrues, konkurse shkrimi ose shpallje për çmime librash.
Çdo vit, një seksion i ndryshëm kombëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë ka mundësinë të jetë sponsor ndërkombëtar dhe jep idenë kryesore të festimeve të kësaj dite. Këtë vit është nderuar Japonia të jetë sponsori zyrtar i Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë 2024, nën temën “Kaloni detet mbi krahët e imagjinatës suaj”. Eiko Kadono, një autore e shquar japoneze dhe fituese e çmimit Hans Kristian Andersen 2018, ka shkruar një letër për fëmijët e botës, ndërsa Nana Furiya krijoi një posterin për këtë ditë.
Imagjinata është fjala kyçe e aktiviteteve në këtë ditë feste, duke besuar se nxitja e imagjinatës do të çojë në mirëkuptim të ndërsjellë dhe një frymë tolerance.

Leave a Reply