Skip to content Skip to footer

22 nëntor – Dita e Alfabetit

#Sisot, 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe.
Kongresi i Manastirit, i cili njihet si Kongresi i Alfabetit, u mbajt në Manastir më 14 – 22 nëntor të vitit 1908, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX duke shënuar një kthesë të rëndësishme për shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj. 32 prej të cilëve ishin me të drejtë vote. Ndër pjesëmarrësit e shquar në Kongresin e Manastirit qenë At Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Shahin bej Kolonja, Petro Nini Luarasi, Thoma Abrami, Sotir Peci, Bajo Topulli, familja Qiriazi etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, dhe sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar. Kongresi vendosi me votë unanime që gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret edhe sot në ditët tona.

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit dhe është shpallur festë zyrtare.

Java e Kulturës Kombëtare 🇽🇰🇦🇱
#jkn #jkn2024 #ministriaekultures
#javetkulturorenderkombetare #albania #kultura2024 #albaniaandkosovo
#InternationalCulturalWeeks #culture2024
#SiSot #alfabetishqip #njegjuhenjekomb

Leave a Reply