Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Në sallën e bibliotekës u zhvillua promovimi i librit album fotografik “Pazari i vjetër i Elbasanit” i autores Henerjeta Stambollxhiu. Sallën e mbushën qytetarë, krijues, arsimtarë dhe nxënës të shkollave me kuriozitetin për të mësuar më shumë rreth historisë së qytetit. Ky promovim ishte mundësi e shkëlqyer për të prezantuar dhe ndarë me të tjerët pasuritë kulturore të Elbasanit dhe njëkohësisht të inkurajojë leximin dhe interesin për historinë e qytetit. Falënderojmë mikun e bibliotekës Bardhyl Toda për analizën e imtësishme që i bëri librit si dhe nxënësit e shkollës “Onufri” për ambjentin e këndshëm që krijuan në sallë.

Leave a Reply