Skip to content Skip to footer

FLAMURIT KOMBTAR!

FLAMURIT KOMBTAR!
Flamur o shej, e Atdheut Shqipni,
Sa bukër në erë je tuj u përhjedhë,
Si yll’ i ndritshëm rrethuë m’hijeshi,
Rreze të shkëlqyeshme në vehte ke mbledhë.
Si m’at zà të thekshëm të valës së detit,
Ai në për buza shkon dyke ushtue,
Tingullon ajri i rrahun prej sqepit,
Qi ti hardhushëm m’tê e ke lëshuë.
Nj’ajo dritë dielli qi ke ti qëndron,
Nj’ai flland’ i hollë qi me ty qafohet,
Dhe ajo bulë shiu qi mbi ty pikon,
Për na të çmuëshme janë sa nuk thohet.
Fjalët ë zgjedhme, lavde t’pëlqyëshme,
Kangët mâ t’bukra, qi ambël këndohen,
Nderime t’mëdha e vende të njyëshme,
Me gëzim të math ty të kushtohen.
Si në për lufta, si më ç’do festim,
Gjithënji kryenaltë ti përpara prinë,
N’zjarr e n’flakë trimve ti nep kuxim,
Shpirtin dëshmorve mbulim’i yt i a ngrinë!
Mbretnesh’ e shpendve, shqiponja trime,
Qi në mézin t’at bukër ka qendruë,
Nëpër shkrepa t’naltë qi t’fusin drithtime,
Anë e kând atdhén âsht tue prigjuë.
Sa do tash shqipja rrethin t’ngushtë e ká,
E s’munt t’flututrojë gjer ku dëshiron,
Por do t’vi kohja qi kjo ka m’u pá,
Tuj përshkuë nj’at vend qi nën zgjedhë ankon!
Lâma e jote e kuqe si flakë,
Shembëllën gjakun të kthjellët e t’dlirë,
Nj’at gjak Shqiptari qi rrëke e vrrakë,
Pa pushim ka rrjedhë për të qenë i lirë.
K’jo lâmë e hiëshme e vogël duket,
E me nji vështrim mundet m’u përfshi,
Po kur pak mendojmë gjêjmë q’aty struket,
Nji vark kujtimesh, krejt nji histori!
Rexhep Peza
Kjo vjershë u-këndue për festën e flamurit prej z. Spiro Kasapit, nxânës i rendit të V-të të shkollës Qandrore.
*Kjo poezi, u botua #sisot 100 vjet më parë, në gazetën “Shkumini” të datës 28 nëntor 1923, në ditën përkujtimore të ngritjes së flamurit.

Leave a Reply