Skip to content Skip to footer

Pranvera

Ah pranvera! Pranvera!
Pranvera sa jetë e bukur asht! Sa kujtime të përmallshme të sjell ndërmend!
Mbi këtë kohë të bukur, kudo qi të jem, shoh bukurina të çuditshme; kqyr përpjetë dhe shoh pamjet e bukura të reve të bardha si dëborë, qi ecin nëpër qiell; kqyr teposhtë dhe gabimisht vështroj llojet e lulevet gjithfarësh me erna të bukura, të çeluna rishtas nëpër gjelbrina; kqyr rreth e rrotull, shoh male e fusha, kodra e çuka të mveshme me bar të njomë e me llojna lulesh për bukuri, qi më kënaqin shpirtin. Mbanë tjetër kangët e shpezëve bukuroshe tingëllojnë ambël në vesh tem: fishkulli zë vendin ndër degat e një dushlku aty drejt, dhe ja thotë kangës me zanin e ambël e të dredhshëm.
Atëherë në zemrën time ndjej një gaz e nji mall qi s’mundem me e rrëfyem: nga ndonjëherë pa dashun më vjen ndër mend edhe ndonji ide e bukur e cila më gëzon e më kënaq tepër. Fëllimi i hollë qi frynë mbas një kohje, përplaset lehtë e butë në fytyrën t’ime; më zbavit duke më dhanë mijëra erna të mira, qi ka marrë nëpër lulet gjithë faresh.
Pranvera gëzon se lëndon zemrat e të gjithëve.
Asht koha e gazit e gazmendit: çunat e cucat mbështillen tufë-tufë dhe dalin me shëtitë; luajnë e qeshin se janë të lumtun dyke shijuem këtë kohë të bukur qi asht.
Et’hem Haxhiademi

Leave a Reply