Skip to content Skip to footer

“Ju lutem, shkurt!”

#SiSot, më 29 dhjetor 1989, shkrimtari, filozofi dhe disidenti çek Václav Havel zgjidhet presidenti i parë postkomunist i Çekosllovakisë. Edhe pse shihej si një kandidat jo aq bindës për të drejtuar një shtet që tashmë po shndërrohej në një vend demokratik me një ekonomi të tregut të lirë, Havel luftoi gjithmonë për të vërtetën dhe për një Çekosllovaki të lirë.

“Ju lutem, shkurt!”, është një libër i ndërtuar në formën e një interviste të gjatë me gazetarin Karel Hvizhgjala dhe i plotësuar edhe me shënime të vetë Havelit, mbajtur në vitet ’90 e më pas në vitet 2000. Përmes intervistës dhe shënimeve vjen jeta e dramaturgut dhe politikanit, e heroit të revolucionit të kadifejtë, jeta e ndarë “përgjysmë” mes këtyre të dyjave, burgosjet e tij, përpjekjet në krye të një politike plot tallaze, në një vend që po dilte nga diktatura.

Në lidhjen më poshtë, do të keni mundësinë të gjeni formatin “audio” të librit.

https://audiobooks.al/libra/ju-lutem-shkurt/

#libradheautore #sisot #VáclavHavel #bibliotekapublikeelbasan

Leave a Reply