Skip to content Skip to footer

Elbasani n’dashni

Një ndër takimet më interesante të muajit tetor ishte ai i promovimit të vëllimit të dytë me poezi “Dashuria bekohet në Elbasan”, të autorit dhe mikut të bibliotekës, z. Fatmir Terziu. Nuk është hera e parë që salla mbushet plot me autorë elbasanas, gazetarë, studiues dhe padagogë, por këtë herë të gjithë ishin miq apo kishin kujtime me Fatmirin, pasi ai jo vetëm që ka jetuar dhe punuar në Elbasan, por akoma edhe sot mban lidhje të ngushta me këtë qytet. Këtë gjë e tregon dhe titulli i këtij vëllimi si dhe përmbajtja e poezive në të cilat autori sjell vende dhe personazhe konkretë me të cilët ai ka bashkëjetuar dhe bashkëpunuar apo janë emblema të këtij qyteti. Në fund, autori dhuroi disa kopje për fondin e bibliotekës të cilat i shtohen atyre të dhuruara një vit më parë. I urojmë suksese të mëtejshme dhe krijimtari të begatë!

Leave a Reply