#Sisot, në 18 shkurt 1885 u botua në Amerikë romani “Aventurat e Hakëlbëri Finit” i autorit amerikan Mark Tuein, ndër të parët në letërsinë kryesore amerikane i shkruar në gjuhën popullore dhe që solli “ndryshimin e kursit të letërsisë për fëmijë” në Shtetet e Bashkuara për “portretizimin thellësisht të ndjerë të fëmijërisë”. Libri është gjithashtu i njohur për përshkrimin e tij plot ngjyra të njerëzve dhe vendeve përgjatë lumit Misisipi dhe është një satirë shpesh e ashpër mbi qëndrimet e rrënjosura, veçanërisht racizmin dhe lirinë.
I preferuar aq shumë nga lexuesit, “Aventurat e Hakëlbëri Finit” ka qenë gjithashtu objekt i vazhdueshëm i studimit nga kritikët letrarë që nga botimi i tij i parë, madje disa biblioteka në Amerikë e hoqën librin nga qarkullimi për shkak të “fjalëve të zgjedhura keq” dhe se disa ngjarje në roman konsideroheshin si të turpshme. Është kritikuar gjerësisht për shkak të përdorimit të gjerë të gjuhës së ashpër dhe epitetit racor. Gjatë gjithë shekullit të 20-të, dhe pavarësisht argumenteve se protagonisti dhe autori i librit janë antiracist, kritikat ndaj librit vazhduan për shkak të përdorimit të shpeshtë të sharjes racore “zezak”
Në shqip, libri ka njohur disa botime, madje së fundmi dhe variantin e përshtatur për fëmijët e moshës 6-8 vjeç.
Në lidhjen e mëposhtme mund të lexoni librin në anglisht, një pjesë interesante të të cilit janë ilustrimet.
Aventurat e Hakëlberi Finit (në gjuhën angleze, me ilustrimet origjinale të botimit të 1885)
Burimi: https://en.wikipedia.org/wiki/Adventures_of_Huckleberry_Finn
