Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Mjeshtri dhe i Ati

Në sallën e bibliotekës filluam serinë e aktiviteteve për vitin 2025 me promovimin e librit “At’ e bir – të dirigjosh” i mjeshtrit Ermir Krantja. Autori u shpreh se libri është një rrëfim i djalit për babain dhe veten ku ndërthuret jeta personale, me problemet e ndryshme profesionale, ambiciet, dëshirat, të përbashkëtat dhe ndryshimet midis tyre, gjë e cila e bën shumë komplekse marrëdhënien mes tyre si dhe figurën e të dy mjeshtrave. Jeta e maestro Mustafait është sjellë kronologjikisht, pa shumë idealizma dhe tituj, e thjeshtë dhe me vlera, sepse të tillë e shihte Ermiri të atin. Një pjesë e rëndësishme e librit është dialogu i hipotetizuar mes të dyve, një risi kjo në shkrimin biografik, ku autori vë në dukje fjalë dhe këshilla pikante të të atit që kanë ndikuar më së shumti në formimin e tij si personal dhe profesional. Kjo autobiografi e letrarizuar është e vetmja në llojin e saj, si nga forma dhe përmbajtja; gjuha e autorit është e rrjedhshme dhe portretizon dy personazhe me kontribut të shquar siç janë dirigjentët Mustafa Krantja dhe Ermir Krantja. Falënderojmë të gjithë të pranishmit, sidomos mjeshtrin Nestor Kraja dhe drejtorin e shtëpisë botuese Onufri, z. Bujar Hudhri, të cilët me fjalën e tyre i dhanë peshë dhe vlerë këtij takimi. I urojmë rrugëtim të mbarë librit!

Leave a Reply